Sporti

Zbulohen emrat e futbollistëve me të cilët është i pakënaqur Paulo Fonseca

12/12/2024 15:42
nga:Mergim Rreci

Një ditë pasi Paulo Fonseca kritikoi skuadrën, pas fitores ndaj Yllit të Kuq (2-1), në Champions League , shtypi italian zbulon se cilët ishin lojtarët e kritikuar indirekt në fjalimin e trajnerit të Milanit .

Në një analizë të fjalëve të trajnerit – “Unë e di që punoj çdo ditë për të bërë mirë dhe për të mësuar ekipin. Por të tjerët… nuk e di nëse të gjithë në skuadër mund të thonë të njëjtën gjë” — Gazzetta dello Sport thotë se trajneri i referohej dy ose tre anëtarëve të skuadrës dhe emri i parë i përmendur është Theo Hernández, transmeton GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi francez, i cili tashmë kishte qenë protagonist i një konflikti me portugezin, kur së bashku me Rafael Leao injoruan udhëzimet e trajnerit gjatë një pushimi hidratimi, duke e lënë veten jashtë grupit, shihet si një lojtar që nuk i ofron ekipit gjithçka që mundet.

Për t’iu përgjigjur pyetjes “Kush e irritoi Fonseca?”, i njëjti botim citon edhe Davide Calabria, kapitenin e kuqezinjve që nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe që kur mbërriti në stol, nuk e përshëndeti Paulo Fonsecan.

Fikayo Tomori është përmendur poashtu nga gazeta italiane, pasi ka marrë një karton të verdhë gjatë ngrohjes që e lë jashtë ndeshjes së radhës. Këta do të jenë lojtarët nga të cilët Fonseca kërkon më shumë qëndrim, duke pritur më shumë edhe nga Loftus-Cheek.

/GazetaBlic Sport/