Lajme

Salihu: Gjakova e dëshmoi se është koha për ndryshim, atë e sjell një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja

12/12/2024 14:04
nga:Sh R

Kadidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumbardh Salihu, përmes një postimi në rrjetin social facebook thotë se Gjakova e dëshmoi se është koha për ndryshim.

Salihu thotë se ndryshimin pozitiv e sjell vetëm një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku si kryeministër.

Tutje ai tregon se në Gjakovë u mirëpritën me një pritje të ngrohtë dhe energji të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Edhe Gjakova dëshmoi se është koha për ndryshim, dhe ndryshimin pozitiv e sjell vetëm një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku si Kryeministër. Një energji e jashtëzakonshme dhe një pritje shumë e ngrohtë. Faleminderit nga zemra! #Lumir2025 #Lumbardhi77 #LDK