Në ambientet e FFK-së, është hedhur shorti për xhiron e ardhshme në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen Malisheva – Suhareka, Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes, ai do të ndihmohet nga asistentët, Bujar Selimaj, Kastriot Peci, kurse gjyqtar i katërt do të jetë, Ersen Janovali.
Në këtë takim, në VAR do të jetë Erdall Zasella, kurse AVAR do të jetë asistenti, Alban Ejupi, shkruan GazetaBlic Sport.
Në super përballjen mes Ballkanit dhe Llapit, gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, me asistentë Besnik Morina dhe Zgjim Rrahimi. Gjyqtar i katërt do të jetë, Isak Ceroviku. Mervan Bejtullahu është vendosur në VAR, kurse në AVAR asistenti, Gëzim Mehmeti.
Derbin e madh mes Gjilanit dhe Dritës do ta drejtojë Ilir Mehmeti, i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Fatlum Jashari, me Egzon Dakajn që do të jetë gjyqtar i katërt. Gjqytari Lirim Jashari do të jetë në VAR, ndërsa në AVAR do të jetë asistenti, Bekim Rama.
Mentor Ajeti është shortuar për ndeshjen Feronikeli ’74 – Prishtina, kurse do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Altin Zhegrova, Gramoz Shala do të jetë gjyqtar i katërt.
Burim Jahmurataj do të jetë në VAR, kurse asistent i tij për këtë takim është shortuar, Drilon Rexhepi.
Takimin e nesërm mes Dukagjjinit dhe Ferizajt do ta drejtojë Valon Bajgora. Asistent i tij i parë do të jetë Arbnor Bullatovci, asisten i dytë Meriton Berisha, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj. Eridon Podvorica do të jetë në VAR, kurse ndihmës i tij është caktuar Edmond Zeqirit.
/GazetaBlic Sport/