Lista Guxo që udhëhiqet nga Doniika Gërvalla e Faton Peci, e ka përjetuar sot goditjen e radhës.
Pas asaj të Ferizajt, edhe dega e Pejës ka njoftuar përmes një komunikate se do t’i bojkotojë zgjedhjet e 9 shkurtit.
Arsye për këtë veprim, vie si pasojë e pakënaqësisë me drejtuesit e partisë.
Në komunikatë ceket edhe një nga shkaqet e këtij bojkotimi.
Nga zyrtarët janë përmendur edhe emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë, për të cilët dega nuk është pajtuar me Gërvallën e Pecin.
“Andaj ne si pararendës të Listës Vjosa, bashkë me znj. Vjosë, tash si e para e shtetit, bashkëthemelues të partisë Guxo, vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje nacionale”, thuhet në njoftim.