Lajme

Policia gjen armë në një kamion që e drejtonte shtetasi serb

12/12/2024 12:27
nga:N K

Një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit janë gjetur dhe konfiskuar në një kamion që drejtohej nga një shtetas i Serbisë.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur në Terminalin Doganor në Ferizaj pasditen e së mërkurës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se në një kamion që kishte ardhur nga një shtet tjetër, e që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë , është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.