Një grup i trafikut të armëve Kosovë Shqipëri është shkatërruar nga policia.
Nga detajet e para të operacionit mësohet se kanë rënë në pranga 15 persona dhe janë kapur 50 armë, raporton Top Channel.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.
Në lidhje me zhvillimet, policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë pas pak do të mbajnë konferencë për media.