Lajme

Kontrollohet një veturë me targa serbe në Merdarë, në çantën e pasagjerit u gjet një thikë

12/12/2024 10:47
nga:G B

Policia ka bërë të ditur se është kontrolluar një veturë me targa serbë në Merdarë.

Në raport thuhet se në çantën e pasagjerit është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Raportohet se gjatë kontrollit të një veture me targa serbe, në çantën e pasagjerit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.