Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sot do të mblidhet me fillim nga ora 15:00.
Sipas njoftimit, ky takim është i natyrës urgjente.
Në rend dite janë dy pika:
Procesverbali i takimit të 258-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Caktimi i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në Takimin e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (i natyrës urgjente), i cili do të mbahet nesër – e enjte, më 12 dhjetor 2024, nga ora 15:00, në sallën e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.