Kryetari i Qendrës së VV-së në Kamenicë, Bajram Mavriqi, është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.
Atë e ka uruar Besart Rrahimaj, i cili ka thënë se Bajrami është njeri me bagazh të madh profesional e politik.
“Unë jam i bindur se Lëvizja do të fitojë bindshëm dhe Bajrami do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Pas publikimit të listës së fitores së madhe që do vije më 9 shkurt 2025, si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i uroj kandidaturën për deputet në Kuvendin e Republikës, aktivistit dhe njëherazi Kryetarit të Qendrës sonë në Dardanë, Bajram Mavriqi.
Bajrami është njëri me bagazh të madh profesional dhe politik. Aktivizimin e tij shumëvjeçar në Lëvizje e cilësojnë sakrificat dhe sfidat e ndryshme. Mirëpo, është një fakt i pa mohueshëm, se me Bajramin në krye të Qendrës sonë, Lëvizja nuk njeh asnjë humbje, duke mos mohuar asnjëherë punën dhe angazhimin e aktivisteve dhe aktivistëve. Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë për fitoret e reja.
Unë jam i bindur se Lëvizja do të fitojë bindshëm dhe Bajrami do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Na pret punë dhe angazhim i madh.
Na priftë e mbara.


