Kandidati për deputet nga LDK, Ekrem Hyseni, ka publikuar kandidatët e kësaj partie nga Podujeva, derisa ka thënë se ajo është lista e fitores në Llap, raporton Gazeta Blic.
“Nga sonte, çdo ditë deri më 9 shkurt, LDK është emri që do të dëgjohet më së shumti e më së shpeshti, këta do jenë numrat që do të përsëriten në secilin takim tonë”, ka shkruar ai.
Hyseni ka shtuar se “fryma e ndryshimit sikur forca e bashkimit tonë tashmë po ndihet në çdo lagje të qytetit, në çdo fshat e në çdo shtëpi”.
Postimi i tij i plotë:
Kjo është lista e fitores së LDK-së në Llap, këta janë numrat fitues të kandidatëve tanë për deputetë.
Nga sonte, çdo ditë deri më 9 shkurt, LDK është emri që do të dëgjohet më së shumti e më së shpeshti, këta do jenë numrat që do të përsëriten në secilin takim tonë.
Pra, numrat: 71, 72, 73, 74, 75, 76 dhe 16 do ju përfaqësojnë denjësisht në Kuvendin e Republikës, do jenë zëri i fuqishëm, zëri i arsyes, po aq sa arsyet e Juaja janë të panumërata që t’ju besoni këtyre numrave.
Fryma e ndryshimit sikur forca e bashkimit tonë tashmë po ndihet në çdo lagje të qytetit, në çdo fshat e në çdo shtëpi.
Bashkë drejt ndryshimit të madh!