Sporti

Për herë të parë në historinë e Champions League, dy baballarë “menaxhuan” dy djem në një duel

12/11/2024 23:19
nga:Lorik J

Atletico mposhti 3-1 Slovan Bratislavën në Madrid në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Në atë ndeshje, për herë të parë në histori, baballarët stërvitën djemtë e tyre në të dyja skuadrat. Skuadra e Atletico-s kishte 21-vjeçarin Giuliano Simeone, djalin e trajnerit Diego. Vizitorët kishin Vladimir Weiss Jr, djali i trajnerit ë ekipit.

Antoine Griezmann shënoi dy herë për skuadrën spanjolle (42′ dhe 57′), dhe Julian Alvarez shënoi një herë (18′). Për mysafirët nga Sllovakia, shënues nga penalltia në minutën e 51-të ishte David Strelec.

Kjo ishte humbja e gjashtë e Slovan në gjashtë raunde, që do të thotë se kampioni sllovak nuk ka më shanse të kalojë tutje.

/GazetaBlic Sport