Lajme

Abdixhiku nga Gjakova: Në çdo cep të vendit, qytetarët po e thonë qartë, duan ndryshim!

12/11/2024 22:04
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot tubim në Gjakovë.

Abdixhiku në një postim në Facebook ka falenderuar organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që i’u përgjigjën thirrjes për ndryshim.

“Faleminderit Shefqetit dhe degës tonë atje për organizimin dhe secilit prej jush që u përgjigjjet në thirrjen tonë për ndryshim. Në gjithë ato brohoritje e duartrokitje, pamë atë që po ndodh në gjithë Kosovën – momentumin e madh të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në çdo qytet, çdo fshat dhe çdo cep të vendit, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim” shrkuan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Abdixhiku tutje ka potencuar se “LDK-ja i ofron vendit listën më të mirë, njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin”

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të madhe të publikimit të listës fituese të LDK-së, s’kishim se si të mos e mbyllnim përveçse me një organizim madhështor në Gjakovë.
Faleminderit Shefqetit dhe degës tonë atje për organizimin dhe secilit prej jush që u përgjigjjet në thirrjen tonë për ndryshim. Në gjithë ato brohoritje e duartrokitje, pamë atë që po ndodh në gjithë Kosovën – momentumin e madh të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në çdo qytet, çdo fshat dhe çdo cep të vendit, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim!

LDK-ja i ofron vendit listën më të mirë, njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin. Ky ekip është ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë që e duam dhe e meriton! Dhe pjesë e kësaj liste janë dhe kandidatët tanë nga

Gjakova; kryetari i degës Shefqet Shehu, partneri jonë nga PSHDK, Zef Morina, znj. Sevdije Lama, Valon Bellanica e Muharrem Kurti.
Besimi juaj qytetar sonte në Gjakovë, si në çdo ndalesë të këtij turneu, është frymëzim për ne. Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do të bëhemi ndryshimi i madh për Kosovën!