Pas një sëmundje të shkurtër ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Xhemail Mulaku.
“I njohur për virtytet e tij njerëzore dhe përkushtimin ndaj traditave, ai pas luftës krijoi një odë tradicionale kosovare në shtëpinë e tij, e cila u vizitua nga shumë njerëz e mediume. Mulaku do të kujtohet për kontributin e tij si në zanat ashtu edhe në shërbim të atdheut”, thuhet në njoftim.


