Lajme

Sa është e nevojshme lënda e Edukimit Mediatik të jetë në tërë ciklin parauniversitar?

12/11/2024 14:54
nga:N K

Kohëve të fundit, shumë nxënës janë bërë përdorues aktiv të rrjeteve sociale.

E, nga përdorimi i tyre, shpeshherë ata edhe po dinë të lëndojnë veten.

Ka shumë pak shkolla që vendin tonë që në kurrikulën e tyre shkollore kanë lëndën e Edukimit Medial.

Por, kjo lëndë a është e nevojshme që të jetë në të gjithë ciklin parauniveristar flasin njohësit e fushës.

Futja e një lënde të tillë, sipas Profesorit të Gazetarisë, Dren Gërguri, thekson se kjo është një domosdoshmëri që të shtrihet në sistemin shkollor te ne.

“Edukimi Medial është një domosdoshmëri që të shtrihet në sistemin shkollor te ne. Fëmijët tanë jetojnë në një epokë digjitale, të rrethuar nga media dhe janë me media në pjesën më të madhe të ditës së tyre, e në anën tjetër, përmbajtjet mësimore për media në sistemin shkollor janë të epokës së gazetave”, u shpreh në një prononcim dhënë për GazetaBlic.

Derisa, edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja e ndan të njëjtin mendim.

Qehaja shton se një përgjithësi e shoqërisë karshi të rinjve duhet t’ua prezantojmë edukimin mediatik si një informatë, dije e shkathtësi.

“Edukimi mediatik është i domosdoshëm, e po na dëshmohet në tërësi me këto trendet e fundit të prezantuara në TikTok ose në platforma të tjera. Pra, është një përgjithësi shumë e madhe e gjithë neve karshi të rinjve, me ua garantu vetëdijësim e rritur dhe edukimin mediatik brenda kurrikulës dhe është e rëndësishme me ua prezantu të njejtëve si një informatë, dije dhe shkathtësi e rritur në mënyrë që kur të njejtin ekspozohet me përmbajtje të ndryshme, në media sociale ose platforma të ndryshme të njejtit e dinë reagimin adekuat dhe racional karshi trendeve të tjera”, potencoi Qehaja në një intervsitë dhënë për GazetaBlic.

E një lëndë e tillë, sipas njohësit të arsimit do të ishte një pikënisje e mirë, dhe të shërbejë si reagim karshi përmbajtjeve që servohen tek fëmijët.

“Edukimi mediatik si lëndë në vete nuk guxojmë të thojmë se do të jetë zgjidhje e vetme karashi për programe të tilla, por do të jetë një pikënisje e mirë e cila pastaj edhe është subjekt edhe vullnetit përgatitjes profesionale të mësimdhënsve, plan-programeve mësimore, realizimit të tyre, aktiviteteve në klasë, të gjitha këto së bashku në mënyrë që ajo përmbajtje e ofruar gjatë lëndës së edukimit mediatik të jetë interaktive, por të shërbejë si reagim i drejtë karshi çfarëdo përmbajtje të papërshtatshme që këta fëmijë të ekspozohen në internet”.

Po ashtu, edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh se kjo lëndë duhet të jetë lëndë obligative që nga klasa e parë.

Krasniqi thekson se kohë më parë ka pasur idenë e një programi të tillë, por që sipas tij ka pasur vetëm injorim dhe refuzim.

“Dukuria e vetlëndimit dhe lëndimit të fëmijëve nën ndikimin e rrjeteve sociale mund të frenohet e parandalohet vetëm me edukim medial në shkolla. Edukimi medial duhet të jetë lëndë obligative që nga klasa e parë. Kuadro për këtë ka e mund të formohen. Moti kam pasur idenë e një programi masteri të përbashkët të Departamentit të Gazetarisë dhe Fakultetit të Edukimit. Deri sot vetëm injorim dhe refuzim ka pasur. E dhimbshme, sepse fëmijët po e pësojnë”, shkroi Krasniqi.

Rikujtojmë se Edukimi Medial është aftësia për të hyrë, përdorur, vlerësuar, krijuar dhe marrë pjesë në media. Këto kompetenca konsiderohen si aftësi kyçe të shekullit të 21-të dhe një parakusht për një qytetari aktive dhe të plotë./Gazeta Blic/