Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, rasti në hetime

12/11/2024 10:29
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme, një rast i gjuajtjes me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në një afërsi të një qendre tregtare të martën në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Sipas policisë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se kanë qenë të armës me gazë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Hyzri Talla, Prishtinë / 10.12.2024 – 20:51. Raportohet se në afërsi të një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.