Lajme

Abazi për AAK-në: ‘Shumë më e hapur se Vetëvendosje’

12/10/2024 21:51
nga:Y I

Haki Abazi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, që i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur për demokracitë e brendshme nëpër partitë politike kosovare.

Ai është pyetur nga analisti Dibran Hoxha, nëse AAK-ja është më ndryshe në këtë drejtim.

Abazi shprehi garancë se sa i përket programit, prioriteteve dhe diskutimit të emrave të njerëzve shumë më e hapur është AAK sesa Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa i përket idesë së përpilimit të programit, prioriteteve, diskutimit të emrave të njerëzve, sigurisht që është shumë më e hapur se sa kam parë në Vetëvendosje, po të garantoj për këtë”, ka thënë Abazi në “Pressing” .