Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ftuar qytetarët e qytetit që të bashkohen nesër, më 11 dhjetor 2024, në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për ceremoninë festive të ndezjes së dritave të fundvitit, raporton GazetaBlic.
Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe do të sjellë atmosferën festive të fundvitit, duke ndriçuar qytetin dhe krijuar një moment të veçantë për komunitetin.
Gashi ka ftuar të gjithë qytetarët të merrnin pjesë dhe të festonin së bashku këtë moment të bukur të vitit.


