Lajme

Mensur Neziri, kandidat për deputet i AAK-së nga Shtimja

12/10/2024 18:33
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në një tubim para qytetarëve të Shtimes e ka paraqitur kandidatin për deputet nga ky qytet.

Haradinaj e prezantoi Mensur Nezirin, si kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Para të pranishmëve, ai ka thënë se Shtimja bashkë me Reçakun bënë shumë për Kosovën.