Lajme

Shala pas deklaratave të Kurtit: Me sjellje të militantit nuk luftohet korrupsioni

12/10/2024 18:16
nga:Y I

Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit ka reaguar pas deklaratave se korrupsioni në Kosovë do të fundoset me Albin Kurtin si kryeminister i vendit.

Shala Kanal10 tha se konsideron se kjo e fundit është luftuar pak nga ekzekutivi i vendit.

“Ne as nuk e kemi filluar korrupsioni dhe as nuk kemi me e fundos, sepse korrupsioni është në krejt botën diku më pak e diku më shumë. Por gjithmonë pushtetarët e luftojnë korrupsionin. Sa i përket infrasktruktures ligjore ka ligje të mjaftueshme me të cilat mund të luftohet korrupsioni. Se a po luftohet nga ana e Qeverisë apo jo, unë konsideroj se shumë pak”, tha ai.

Tutje, sipas tij sjelljet e kryeministrit po ngjasojnë me atë të militantit.

“Me këtë sjellje që e bën kryeministri nuk luftohet korrupsioni. Për me konfisku pasurinë ka ligje boll. Kjo po bëhet, aty këtu por shumë pak. E kryeminsitri po sjellet si militant i VV-së e jo si kryeminister”, shtoi ai.