Sporti

Bonucci nuk e fal Szczesny: Ai u mbyll në tualet dhe nuk do të them çfarë bëri

12/10/2024 11:56
nga:Mergim Rreci

Leonardo Bonucci nuk ishte i kënaqur kur dëgjoi Wojciech Szczesny të thoshte se ai vuri kufje për të mos dëgjuar ligjëratat e kapitenit të atëhershëm të Juventusit para ndeshjeve, kur të dy përfaqësonin ‘Zonjën e Vjetër’.

“Isha i zhgënjyer”, tha qendërmbrojtësi, cituar nga Gazzetta dello Sport, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kur fola, Szczesny nuk ishte aty, ai u mbyll në tualet. Nuk do të them se çfarë ka bërë, por tashmë ka folur për këtë”, është përgjigjur italiani duke aluduar për varësinë e tij ndaj duhanit.

“Ishte në një kohë kur ai la futbollin, më pas u kthye [në Barcelonë]. Ndoshta ai u hutua nga ajo që thashë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/