Lajme

Klinë: Një grua raporton se u rrah nga burri dhe kunati i saj në Gjermani

12/10/2024 10:17
nga:N K

Në Policinë e Kosovës është raportuar se një grua është dhunuar nga bashkëshorti dhe kunati i saj gjatë kohës që ata ishin në Gjermani.

Sipas raportit 24 orësh, dy të dyshuarit janë arrestuar 09.12.2024 (e hënë), dhe pas intervistimit  me vendim të prokurort janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar  për kontroll mjekësore.

“Klinë / 07.12.2024-16:00.  Raportohet se viktima femër kosovare derisa kanë qenë në Gjermani, bashkëshorti dhe kunati i saj,  dy të dyshuarit meshkuj kosovar kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Me  09.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit  dhe pas intervistimit  me vendim të prokurort janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar  për kontroll mjekësore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton GazetaBlic.