Në disa banka private dje janë deponuar në Bankën Qendrore 711 euro në monedha nga 1 dhe 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia bën të ditur se monedhat janë sekuestruar.
“FALSIFIKIM I PARASË Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 09.12.2024 – 10:30. Raportohet se nga disa banka private janë deponuar në Bankën Qendrore 711 Euro në monedha nga 1 dhe 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar. Rasti është nën hetime.”, thuhet në raportin e policisë.


