Sporti

Atalanta – Real Madrid, formacionet e mundshme

12/10/2024 08:53
nga:Mergim Rreci

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Disa ndeshje interesante janë në program, me kryendeshjen që zhvillohet në Bergamo, atje ku përballen Atalanta dhe Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është një ripërsëritje e Superkupës së Evropës, në të cilën ‘Mbretërit’ triumfuan me rezultat 2 me 0.

Mbrojtësi shqiptar, Berta Gjimshiti pritet të luajë nga minuta e parë, ku do të ketë punë të vështirë për ta ndalur Kylian Mbappe.

Atalanta: Carnesecchi; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Bellanova, De Roon, Ederson, Ruggeri; De Ketelaere, Retegui, Lookman

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Tchouameni, Rudiger, F Garcia; Valverde, Bellingham, Modric; Rodrygo, Mbappe, Vinicius

/GazetaBlic Sport/