Lajme

Gashi e Bekteshi njoftojnë se Liridona Shabani është zgjedhë kryetare e forumit të gruas në Milloshevë

12/09/2024 22:08
nga:Genita C

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryetaren e Forumit të Gruas të LDK – Obiliq, Vlora Mjekiqi Kabashi, Nënkryetaren Linda Bekteshi dhe Sekretarin Arben Berisha, zhvilluan një takim me Forumet e Gruas në Nëndegën e Milloshevës, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit u zgjodh Kryetarja e Forumit të Gruas në këtë nëndegë, Liridona Shabani.

“Së bashku me Kryetaren e Forumit të Gruas të LDK – Obiliq, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, Nënkryetaren znj. Linda Bekteshi dhe Sekretarin z. Arben Berisha, zhvilluam një takim me Forumin e Gruas në Nëndegën e Milloshevës, ku u zgjodh Kryetarja dhe Kryesia e këtij forumi. Kryetare e Forumit të Gruas në këtë nëndegë u zgjodh znj. Liridona Shabani, së cilës i uroj shumë suksese në detyrën e re”, shkruan Gashi.