Alban Rraci, kandidat për deputet i LDK-së, ka njoftuar se kompania e tij “Happy sh.p.k është shpallur “Eksportuesi i Vitit 2024” për të tretin vit radhazi, raporton GazetaBlic.
Ai këtë e ka vlerësuar si një sukses të ekipit të tij dhe të biznesit kosovar.
Rraci theksoi se ky çmim është një dëshmi e përkushtimit dhe vizionit për të promovuar Kosovën në tregjet ndërkombëtare.
Ndryshe, Rraci, një politikan me përvojë në biznes, synon të sjellë politika që mbështesin rritjen e sipërmarrjeve kosovare dhe zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë:
Jam jashtëzakonisht krenar të ndaj me ju suksesin e madh të kompanisë së letrës së lagur “Happy sh.p.k.”, e cila, për të tretin vit radhazi, është shpërblyer me çmimin “Eksportuesi i Vitit 2024”.
Kjo arritje është rezultat i punës së palodhur të stafit tonë dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë. Ky çmim dëshmon rëndësinë dhe potencialin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.
#happy#eksportuesi 2024#


