Lajme

Gëzim Sveçla ftohet në polici për t’u intervistuar pas dëmtimit të pajisjeve në Kuvendin Komunal

12/09/2024 14:59
nga:N K

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Gëzim Sveçla është ftuar sot në polici për t’u intervistuar pas rastit që ndodhi sot në sallën e Kuvendit Komunal të kryeqytetit, ku ai dëmtoi pajisjet.

Kjo u konfirmua vet nga ai në një konferencë për media.

“Po, jam i ftuar nga Policia e Kosovës dhe do të shkoj që të jap deklaratë për këtë rast”, ka thënë ai.

Veprimi i Sveçles vie pasi sot pas shumë dështimesh u arrit që të kalonte buxheti.