Shefi i Asambleistëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, gjatë seancës së sotme ka shkatërruar një pajisje në këtë sallë.
Pas kësaj, ai reagoi përmes një postimi në Facebook, i cili u tregoi arsyjen e prishjes së mikrofonit.
“Për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit”, shkroi Sveçla, raporton GazetaBlic.
Ai shtoi se edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike.
Ndryshe Sveçla shtoi se pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës.
“Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur”, tha ndër të tjera.
Reagimi i plotë:


