Sporti

Flet Mbappe: Doja të luaja për Francën në ndeshjet e nëntorit

12/09/2024 09:57
nga:E K

Kylian Mbappe nuk po kalon një kohë të mirë te Real Madridi.

Francezi, ndonëse ka shënuar 11 gola për Realin këtë sezon, nuk po mund të ambientohet në pozitën e qendërsulmuesit, pasi që pozicioni i tij është në krah të majtë.

Mbappe, për “Cliquetv” ka folur edhe për mosthirrjen e tij nga Deschamps-i në ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren Franceze.

“Doja të luaja për Francën në nëntor. Ky ishte vendimi i trajnerit për të mos më thirrur. Nuk mund t’ju them pse. me vjen keq. Nëse dëshiron ta thotë, mundet. Por mua nuk më lejohet”, u shpreh Mbappe.