Lajme

“Roli i legjislativit në adresimin e dhunës”: Kuvendi dhe MD-ja mbajnë konferencë sot

12/09/2024 07:57
nga:G B

Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, do të organizojnë sot një konferencë nga ora 14:00.

Kjo për të diskutuar temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.

Në fillim të ngjarjes do të mbajë fjalim kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.