Lajme

Vetëvendosje e nominon Albin Kurtin, kandidat për kryeministër edhe për një mandat

12/08/2024 16:45
nga:Genita C

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kryetarin e kësaj partie, njëherit kryeministrin aktual, Albin Kurti kandidat për kryeministër të zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

Nominimi është bërë në Mbledhjen e Këshillit të kësaj partie nga nënkryetari i partisë Glauk Konjofuca dhe u miratatua pa asnjë votë kundër.

Kurti në fjalimin e tij, tha se zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë të veçanta.