Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka theksuar angazhimin e fortë të koalicionit të tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe zhvillim ekonomik, raporton GazetaBlic.
Gjatë prezantimit të kandidatëve nga Forumi Intelektual E-30, Limaj theksoi se koalicioni përbëhet nga individë me vlera të shkëlqyera, që kanë kontribuar për të ardhmen e vendit.
Ai shtoi se programi i koalicionit është një angazhim konkret dhe i vendosur për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Kosovë.
Limaj theksoi se këto janë angazhime që do të realizohen për të ndërtuar një të ardhme të fortë dhe të qëndrueshme për vendin dhe qytetarët e tij.
Postimi i plotë:
U bashkuam sot me partnerët e koalicionit në ditën e prezentimit të kandidatëve nga Forumi Intelektual E-30!
Koalicioni ynë përbëhet nga individë me vlera të shkëlqyera, që kanë lënë pas vepra të rëndësishme, duke u bërë siguri për të ardhmen e vendit.
Porgrami ynë për anëtarësim në NATO dhe zhvillim ekonomik është një angazhim i fortë, që do të vazhdojë të drejtojë veprimet tona për të siguruar stabilitet dhe prosperitet për vendin. Këto nuk janë thjesht fjalë, por veprime konkrete dhe angazhime që do t’i realizojmë me vendosmëri, për t’u siguruar se të ardhmen e vendit e ndërtojmë mbi baza të forta dhe të qëndrueshme.
Me këtë koalicion, ne jo vetëm që sjellim besim, por edhe vizion për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.


