Drejtori sportiv i Manchester United, Dan Ashworth është larguar nga posti i tij pas vetëm pesë muajsh në detyrë. Ashworth zyrtarisht mori pozicionin e tij në Old Trafford më 1 korrik pas një periudhe të gjatë në Newcastle.
Megjithatë, vendimi i tij i befasishëm thuhet se është rënë dakord në një takim me shefin ekzekutiv të Djajve të Kuq, Omar Berada, pas humbjes së mbrëmshme 3-2 ndaj Nottingham Forest, transmeton GazetaBlic Sport.
Sir Jim Ratcliffe, një nga pronarët e United, thuhet se ishte kyç në ndarje, me The Athletic që raportoi se klubi nxiti largimin e Ashworth.
United thotë se marrëveshja për të ndërprerë kontratën e Ashworth është e dyanshme.
/GazetaBlic Sport/


