Lajme

Xhama dhe orendi të shkatërruara, pamje nga shpërthimi në Vlorë

12/08/2024 08:40
nga:G B

Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Në mjediset e një lokali, në pjesën e vetratës është vendosur një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.

ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar orenditë dhe xhamat e lokalit, i cili ndodhet në zonën e Lungomares.

Gazetari Elton Nika, raporton se lokali ku ndodhi shpërthimi kishte pak kohë që ishte hapur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.