Lajme

Azemi: Bashkëatdhetarët tanë vazhdojnë të tregojnë mbështetje të fuqishme për një të ardhme më të mirë – Ndryshimi i madh vjen më 9 shkurt!

12/07/2024 22:12
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi, thotë se bashkëatdhetarët në diasporë vazhdojnë të tregojnë mbështetje të fuqishme për një të ardhme të mirë për vendin tonë, raporton GazetaBlic.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thekson se ky është një moment i veçant që na bashkonë, dhe na jep forcë për të bërë ndryshimin që e duam.

Ndër të tjera ai thotë se ndryshimi i madh vjen më 9 shkurt.

Postimi i plotë:

Tjetër vikend, tjetër tubim madhështor me mërgatën!

Pas takimit të jashtëzakonshëm në Olten të Zvicrës, sot “Turneu i Ndryshimit” bëri ndalesën e tij në Vjenë.

Bashkëatdhetarët tanë në diasporë vazhdojnë të tregojnë mbështetje të fuqishme për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Ky është një moment i veçantë që na bashkon, na frymëzon dhe na jep forcë për të bërë ndryshimin që e duam.

Ndryshimi i madh vjen më 9 shkurt!