Lajme

Abdixhiku nga Vjena: Përçarjeve të kësaj qeverie ne i përgjigjemi me unifikim dhe shpresë

12/07/2024 20:11
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përçarjes së kësaj qeverie, LDK i përgjigjet me unifikim dhe shpresë”.

Këtë deklaratë, kreu i LDK-së e ka dhënë gjatë “Turneut të Ndryshimit”, që sot u mbajt në Vjenë.

“Faleminderit Vjenë! 🇦🇹🇽🇰

Pritja e bashkëatdhetarëve këtu, mbështetje për ndryshim në shkurt! Ndryshimi po vjen! ✌️”, ka shkruar Abdihxiku në foton e postuar në Facebook nga Vjena e Austrisë.