Lajme

KRU “Prishtina”: Pjesa nga tregu deri te lagjja Kalabria, janë pa ujë të pijshëm

12/07/2024 18:03
nga:Sh R

Pjesa nga tregu deri te lagjja Kalabria në kryeqytet, janë pa ujë të pijshëm.

Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, e cila tha se shkak për këtë është dëmtimi i një gypi të ujit nga një operator i Komunës.

“Mbeteni te informuar!”, thuhet tutje në komunikatë.