Lajme

Statovci: Gjatë këtij mandati është ndërhyrja e tretë që bëjmë në pagat e sektorit publik – Nuk ka asnjë ndërlidhje me procesin zgjedhor

12/07/2024 21:32
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që nga janari i vitit të ardhshëm të rriten pagat nga 55 euro, ndërsa nga korriku 110 euro.

Deputetja e Partisë ‘Guxo’, Jeta Statovci, thotë se përgjatë këtij mandati kjo është ndërhyrja e tretë që reflektojmë në pagat e sektorit publik.

“Ne për gjatë këtij mandati është ndërhyrja e tretë që reflektojmë në pagat e sektorit publik. Ne e dimë që ndërhyrja e parë në sektorin e pagave sa i përket pagave në sektorin publik, faktikisht është bërë në vitin 2023, ku ka pas një rritje le të themi në atë kohë. Tutje është bërë edhe në vitin 2024 ku është bërë rritja e koeficientit nga 105 në 110 dhe së fundit pra në kuadër të projekt buxhetit për vitin 2025 ku dikun rreth 110 milionë euro nga ana e buxhetit do të reflektoj për çështjen e rritjes së pagave”, tha Statovci.

Ajo për dokumentarin Expose, thotë se qëllimi ka qenë që të fokusohen aty ku nevojat janë më të mëdha dhe përshtatja e koeficientit do të ndikonte më së shumti.

Sipas saj kategoritë që ndikohen më së shumti nga kjo rritje janë ushtarët, policët, zjarrëfikësit dhe mësuesit, ku tregon se ideja e rritjës ka qenë që të preket masa sa më e madhe e atyre që kanë nevojë për një rritje të tillë.

“Qëllimi ka qenë të fokusohen aty ku nevojat janë më të mëdha. Pra përshtatja e koeficientit aty ku do të ndikonte më së shumti, pra kryesisht policët, zjarrëfikësit, ushtarët, mësusesit që janë kategori që ndikohen më së shumti nga kjo rritje. Dhe sipas llogaritjeve tona pra reflekton në 18 deri në 20% rritje të kësaj, kurse pozitat të cilat janë më të larta pra reflektojnë me një % më të ulët dikur rreth 6-7%. Kjo ka qenë ideja që të preket masa sa më e madhe e atyre që kanë nevojë për një rritje të tillë gjithashtu të jetë edhe sa më e shpërndarë sipas funksioneve, me prioritet tek pozitat më të ulëta me koeficient më të ulët e me më pak fokus tek pozitat që janë me koeficienta më të lartë”, shtoi ajo.

Deputetja thotë se reflektimi nuk është bërë vetëm tek pagat, pasi që në buxhetin për vitin 2025  ka rreth 300 milionë euro ekstra që i shtohen buxhetit, ku 100 milionë euro shkojnë për penzionet dhe 60 milionë shkojnë për rritjen e shtesave për fëmijët dhe nënat lehona.

Statovci tregon se kjo rritje nuk ka asnjë ndërlidhje me procesin zgjedhor, ku shton se nuk i determinojnë afatet e periudhës se kur faktikisht është e paraparë që ligji për buxhetin të kaloj në kuvend.

“Mirëpo reflektmi nuk është bërë vetëm tek pagat, pra në buxhet për vitin 2025 ka dikun 300 milionë euro ekstra të cilat i shtohen dhe nga kto 110 milionë euro shkojnë për paga, dikun 100 milionë euro shkojnë për penzione dhe 60 milionë shkojnë në rritjen e shtesave për fëmijët dhe nënat lehona. Kështu që këto kanë qenë diku rreth 270 milionë që shpërndahen tek qytetarët. Cështja është që buxheti është në fund të vitit dhe pa dyshim që ne kemi reflektuar në projektligjin për buxhetin që kjo pastaj të shkojë edhe konform mundësive dhe kufijëve buxhetor dhe këtë do e kishim bërë sipas planit të kalendarit të rregullit të ligjit të buxhetit. Kështu që nuk ka kurfar ndërlidhje me procesin zgjedhor sepse nuk është as hera e parë mirëpo gjithashtu edhe ne nuk i determinojmë afatet e periudhës se kur faktikisht është e paraparë që ligji për buxhetin të kaloj në kuvend. Në kritikat të cilat i marim ne e shohim që është një trend të kritikohet për hirë të kritikës, këtë e bën edhe ndaj penzioneve edhe ndaj shtesave për fëmijë e këtë po e bëjnë edhe tek çështja e sektorit të pagave, kurse në anën tjetër reflektojnë edhe përmendin koeficient për paga edhe vet ata, e që në parallogaritjet tona ata koeficient janë tërësisht jo real sepse do të nënkuptonte edhe kolapsim total të buxhetit në qoftë se do ta përkthenim në realitet”, përfundoi Statovci për dokumentarin Expose.