Sporti

Neuer drejt “pensionit”, Bayern “sytë” te Serie A

12/07/2024 08:06
nga:E K

Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “Bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “Kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer.