Sporti

Zyrtare: Ballkani prezanton trajnerin e ri, Orges Shehi në krye të solit të skuadrës kampione

12/06/2024 16:05
nga:Mergim Rreci

Ballkani e ka zyrtarizuar angazhimin e trajnerit, Orges Shehi.

Kampioni i Kosovës e ka prezantuar trajnerin shqiptar para pak minutave, transmeton GazetaBlic Sport.

“FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.