Lajme

Lushtaku: Sulmi në Ibër-Lepenc akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës, duhet të jemi vigjilent si shtet që të parandalojmë sulme të tilla

12/07/2024 18:23
nga:E K

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ishte i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin, prodhim i GazetaBlic.

Lushtaku ndër tema të shumta foli edhe për rastin e fundit ku u sulmua kanali i Ibër-Lepencit që rrezikoi sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës.

Lushtaku potencoi se beson se pas kësaj fshihet shteti i Serbisë, duke i bërë thirrje udhëheqjes shtetërore për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare për zbardhjen e rastit.

“Absolutisht është një akt shumë i rëndë për Kosovën sulmi në infrastrukturën vitale të vendit që realisht ndikon edhe në ujë të pijshëm edhe në pjesën e energjisë elektrike. Ky absolutisht që është akt terrorist pavarësisht se kush e ka bërë. Shpresoj që sa më parë të gjinden akterët e këtij akti terrorist, dua të besoj që ka lidhje me Serbi dhe ne si shtet i Kosovës të jemi vigjilent që të parandalojmë akte të tilla që rrezikojnë vendin. Kjo bëhet me një bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk është e lehtë”, tha fillimisht ai.

Tutje Lushtaku tha se nuk pret ndryshim të çasjes nga Serbia duke ditur se në krye të shtetit fqinj është një ish ministër i Slobodan Milosevicit.

“Ne e kemi pasur gjithmonë armik Serbinë dhe është problem me u largu ajo armiqësi derisa në krye të Serbisë është një ish ministër i Slobodan Millosevicit. Sigurisht që është një sugjerim që të kemi një bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare që e kanë ndalur edhe Slobodan Milosevicin, prandaj duhet një bashkërendim sikur në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i vendit. Nuk presim ndryshim nga Serbia, presim që të ketë edhe një hetim ndërkombëtar për këtë rast”, shtoi Lushtaku në “Blic Interview“.

/GazetaBlic/

01/18/2025 16:56

“LDK e vetmja parti me program të detajuar”/ Manaj tregon si do të veprojnë me Asociacionin