Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka shpërndarë një fotografi të Kurtit me Martin Berishajn në Sarajevë.
Krasniqi në reagimin e saj në Facebook thotë se ‘një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë’
Ajo thekson se Kryeministri po shoqërohet nga Ambasadori i tij i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
“Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd. Ndryshimi është i domosdoshëm” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë.
Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd.
Ndryshimi është i domosdoshëm!
#behundryshimi


