Lajme

SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliaj!

12/06/2024 11:46
nga:Y I

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit te Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj.

Lajmi është konfirmuar nga burime për Report TV.

Telefoni i Ajola Xoxës, është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin.