Jose Mourinho ka folur rreth spekulimeve që e lidhin atë me një ribashkim të mundshëm me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Mourinho ka mohuar zërat duke thënë se ka tre sulmues me të cilët është i kënaqur, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ronaldo nuk do të vijë. Arsyeja e parë është se unë kam 3 qendërsulmues shumë të mirë dhe nuk dua një sulmues tjetër. Cristiano është gjithmonë Cristiano, por nuk e dua sepse jam i kënaqur me sulmuesit e mi. Ai ka paratë që ka fituar në Arabinë Saudite dhe qëllimi i tij prej 1000 golave, çfarë tjetër mund ta motivojë atë të vijë në Turqi përveç bukurisë së Stambollit?”, tha Mourinho.
/GazetaBlic Sport.


