Dje, është goditur një grua nga vetura në Vushtrri.
Sipas PK-së, viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, shkruan GazetaBlic.
“Një femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga një mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia.


