Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pasi pushteti e miratoi në të dy leximet Projektligjin për Sigurime Shëndetësore.
Ai ka thënë se VV-ja e ka kontrabanduar këtë ligj me mashtrime e përfitime elektorale.
Postimi:
I prapranueshëm fakti se si VV-ja e kontrabandoj sot projektligjin për sigurime shëndetësore, brenda ditës në dy leximet, duke mashtruar dhe improvizuar, nga gutia e madhe për ta kthyer në përfitim elektoral.
Patën 4 vite kohë, nuk u morën me të por sot pa asnjë konsultim, pa u lënë kohë deputetëve të bëjnë propozimet e tyre për ta përmirësuar sado pak propozimin skandaloz të qeverisë së paaftë, që aftësinë e vetme e ka mashtrimin.
Por, ky mashtrim do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt. E sigurimet do të bëhen me qeverinë e re të LDK-së!


