Sporti

Harry Kane lë pas lëndimin, rifillon stërvitjet me Bayern Munich

12/05/2024 15:32
nga:Lorik J

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili pësoi një lëndim në derbin me Borussia Dortmund, ka rifilluar stërvitjen me ekipin, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Mirë se erdhe përsëri në fushë, Harry Kane”, ka shkruar Bayern në faqen e tyre zyrtare.

Kane u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 33-të të ndeshjes në Dortmund, duke shtrënguar kofshën e djathtë.

Bayern pret Heidenheim në një ndeshje të Bundesligës të shtunën dhe më pas viziton Shakhtar Donetsk në një ndeshje të Champions League.

/GazetaBlic Sport