Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka larguar një punëtor përkohësisht nga puna.
Sipas njoftimit, arsyeja e largimit është për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës si dhe ka munguar në punë pa arsye.
“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton GazetaBlic.


