Sporti

Trajnerin serb nuk e lejojnë të largohet nga Shqipëria, pasi u shkarkua nga Skenderbeu, ai kalon tek Elbasani?

12/05/2024 14:38
nga:Lorik J

Ivan Gvozdenovic është trajneri më i ri i Elbasanit. News 24 ka mësuar se klubi nga Elbasani dhe tekniku i njohur kanë arritur marrëveshje dhe prezantimi zyrtar do të bëhet në orën 16.00.

Klubi nga Elbasani gjen kështu zgjidhje, teksa kujtojmë se në paraditen e sotme dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës italiani Bordin.

Trajneri serb, Gvozdenovic është një emër i njohur për futbollin shqiptar, teksa ka udhëhequr Skënderbeun për disa vite dhe u largua nga korçarët vetëm para disa ditësh.

Debutimi i Gvozdenovic në pankinën e Elbasanit do të vijë në ndeshjen shtëpiake ndaj Vllaznisë, të planifikuar të luhet me 8 dhjetor. Elbasani renditet në vendin e pestë, me 21 pikë.