Arsenali është ekipi që po shkëlqen nga godijet nga këndi në Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës mundi Manchester United me dy gola nga këndi, duke fituar derbin me rezultatin 2-0.
Arsenali ka shënuar më shumë gola nga këndi se çdo ekip tjetër në Premier League që nga fillimi i sezonit të kaluar.
“Topçinjtë” kanë shënuar 22 gola nga këndi, ndërsa dy lojtarët me më shumë asistime nga këndi janë Declan Rice dhe Bukayo Saka me nga 7 secili.
/GazetaBlic Sport


