Në mëngjesin e sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Lajmin për GazetaBlic e konfirmoi djali i tij, Blend Kilaj.
Ai u shpreh se informacione për arrestimin e tij nuk kanë.
“Sot rreth orës 7 të mëngjesit ka ndohur arrestimi i babit ,informacione më shumë nuk kemi”, u përgjigj Kilaj.
Po ashtu, Kilaj u shpreh i shqetësuar për arrestimin e babait të tij, duke thënë se Gjykata Speciale nuk kanë asnjë fakt ose të drejt ta arrestojnë atë sepse është i pastër 100%.
“Është shumë shqesuese sepse nuk kanë asnjë fakt ose të drejt ta arrestojnë babin sepse është i pastër 100%”, përfundoi ai.
/GazetaBlic/
Paparaci: Specialja arreston Hajredin Kuçin


